Home / Lajme / Maqedoni / ‘Sitel’: Ja emrat e pjesëtarëve të grupit të armatosur në Gushincë

‘Sitel’: Ja emrat e pjesëtarëve të grupit të armatosur në Gushincë

Shkup, 21 Prill – Televizioni maqedonas “SITEL” Shpalos disa nga emrat e sulmuesve që sulmuan stacionin policor në Gushincë të Likovës.

Policia ka marrë masa serioze për të pastruar plotësisht sulmin që ndodhi sot në mëngjes në karaullën në Goshnicë, njoftouan nga MPB-ja.

Sipas informatave paraprake dhe jozyrtare është përcaktuar identitetin e disa prej anëtarëve të grupit të supozuar se janë pjesëtarë të UÇK-së, transmeton Televizioni Koha.

Sipas televizionit maqedonas “Sitel” thuhet se komandanti i grupit udhëheqës është identifikuar si Xhevahir Ademi nga Gjilani, Kosovë. Pjesë e logjistikës së 40 anëtarëve të grupit pretendohet se kanë qenë edhe personat me emrat e pretenduar si Faruk, Erhan dhe Kadri Bajrami. Është përcaktuar identiteti i anëtarëve të tjerë të grupit të cilët të armatosur dhe me uniforma kamuflazhi me simbolin e UÇK-së hynë në karaullën në Goshnicë të Likovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *