Home / Sport / Sulmi në Goshnicë shtynë ndeshjen Shkëndija – Vardari

Sulmi në Goshnicë shtynë ndeshjen Shkëndija – Vardari

Pas incidenteve të fundit që ndodhën në Goshincë të Likovës Federata e futbollit të Maqedonisë ka vendosur të shtyjë për afat të pacaktuar zhvillimin e ndeshjes Shkëndija-Vardari. Vendimi për orarin e ri merret të mërkurën.

Shkaku i situatës së tensionuar në Kumanovë dhe rrethinë, pas incidenteve të fundit që ndodhën në Goshincë të Likovës Federata e futbollit të Maqedonisë me sugjerim të Minstrisë për Punë të Brendshme ka vendosur të shtyjë në afat të pacaktuar zhvillimin e ndeshjes Shkëndija-Vardari.

Derbi i xhiros së 26-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ishte paraparë të luhet të mërkurën (23.04.2015) në stadiumin e KF Bashkimit në Kumanovë, për shkak të fillimit të punëve të rikonstruimit të stadiumit të qytetit në Tetovë. Mirëpo pas ngjarjeve të fundit në Likovë, FFM vlerëson se nuk ka kushte për zhvillimin e këtij takimi. Nga shtëpia e futbollit vendor kanë paralajmëruar mbledhje të jashtëzakonshme në hapsirat e FFM-së, për të vendosur për orarin dhe vendin ku do të luhet takimi Shkëndija-Vardari.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *