Home / Lajme / Maqedoni / Tentim për vrasje në Gostivarë

Tentim për vrasje në Gostivarë

1 prill-Nga SPB Tetovë, konfirmojnë se tek ata është denoncuar rast i sulmit me lëndime të rënda dhe se në koordinim me prokurin publik ende punojnë në ndriçimin e veçorive të ndërlidhura me këtë rast. Më shumë infomacione paralajmëruan për më vonë.

Një person mbrëmë është shtruar në repartin urgjent në spitalin e Gostivarit me plagë të shkaktuara nga një send i mbrehtë. Për shkak të shkallës së lëndimeve të marra është dërguar në klinikat e Shkupit.
Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gostivarasin R.J., i cili është i punësuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së të lënduarit në lagjen Pitarnica. Tani për tani nuk dihet se si është gjendja e tij shëndertësore dhe se kush është i dyshuari për sulmin.
Nga SPB Tetovë, konfirmojnë se tek ata është denoncuar rast i sulmit me lëndime të rënda dhe se në koordinim me prokurin publik ende punojnë në ndriçimin e veçorive të ndërlidhura me këtë rast. Më shumë infomacione paralajmëruan për më vonë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *