Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët të shqetësuar për incidentet

Tetovarët të shqetësuar për incidentet

12 prill-Ata fajësojnë pushtetin lokal dhe atë qendror, të cilët, sipas Tetovarëve, shumë pak bëjnë për tu krijuar të rinjve vende për argëtim, në mungesë të të cilave, ata vërshojnë kafiteritë.

Kriminaliteti tek të rinjtë në Tetovë, nga viti në vit shkon duke u rritur, dhe institucionet patjetër të ndërmarrin masa urgjente në këtë drejtim, thonë qytetarët e Tetovës.Për Tetovarët, ky është një rast tejet i keq, ku humbi jetën një i ri dhe mbetën të plagosur 11 të tjerë.

Ata fajësojnë pushtetin lokal dhe atë qendror, të cilët, sipas Tetovarëve, shumë pak bëjnë për tu krijuar të rinjve vende për argëtim, në mungesë të të cilave, ata vërshojnë kafiteritë.

Ndryshe, zënkat mes të rinjve janë dukuri e zakonshme në Tetovë sidomos gjatë vikendeve. Sipas policisë së Tetovës, mbrëmjen e 5 prillit, në rrugën Boris Kidriç ëshë prishur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik ku kanë qenë të involvuar pesë persona.

Sipas Policisë, me veturën Seat Ibiza, me targa të Tetovës, ku kanë qenë tre persona, ndërsa e ka drejtuar A.l, para tyre mënjëherë ëshjtë ndalur veturë Mini Kuper, poashtu me targa të Tetovës prej nga kanë dalur persona dy persona të panjohur, të cilët e kanë goditur veturën dhe më pas janë larguar. Tre të sulmuarit janë dërguar në spital ndërsa policia punon në zbardhjen e rastit. Në ndërkohë pjesëmarrës në këtë incident theksojnë se sulmet e këtilla ndodhin shpesh në këtë pjesë të qytetit.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *