Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët të zhgënjyer nga komuna (VIDEO)

Tetovarët të zhgënjyer nga komuna (VIDEO)

Tetovë, 16 prill – Problemet me pastërinë, uzurpimi i hapësirave publike, infrastruktura rrugore, kaosi në komunikacion, hapja e bulevardit Bllagoja Toska, uji i pijshëm, gropat në çdo rrugë, mungesa e parkingjeve janë problem kryesor për qytetarët e Tetovës.

Qytetarët e Tetovës janë të zgënjyer me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifin e cila tashmë ka mbushur dy vjet që kur është në krye të komunës së Tetovës.

Problemet me pastërinë, uzurpimi i hapësirave publike, infrastruktura rrugore, kaosi në komunikacion, hapja e bulevardit Bllagoja Toska, uji i pijshëm, gropat në çdo rrugë, mungesa e parkingjeve janë problem kryesor për qytetarët e Tetovës. Të paktën kështu thonë tetovarët të cilët i anketuam dhe kanë vlerësuar punën dy vjeçare të kësaj përbërje të komunës. Qytetarët nuk shprehen optimist në përiudhën që i ka ngelur kryetares Arifi në krye të komunës, sepse ka shumë punë për tu bërë edhe duhen edhe shumë kohë për tu kryer ato, transmetonb Televizioni Koha.

Ndryshe, gjatë një paraqitje publike me rastin e dy vjetorit në krye të komunës së Tetovës, kryetarja Arifi, e ka cilësuar si të suksesshëm pavarësisht ankesave të qytetarëve.

Qytetarët e Tetovës pavarësisht deklaratave optimiste të kreut të komunës së Tetovës për sukseset e arritura në dy vjetorin e parë të mandatit katër vjeçarë, kanë pritur më shumë punë dhe projekte të realizuara nga kryetarja Arifi, pavarësisht bindjeve të tyre politike, sepse kur është në pyetje infrastruktura, uji i pijshëm, pastërtia, kaosi në komunikacion, parkingjet e reja, nuk kanë nevojë për përkatësi politike por kanë nevojë për një qytet modern me të cilin do të mburren jo vetëm ata por edhe përfaqësuesit e tyre legjitim. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *