Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: 55 vjeçarja varet në litarë (VIDEO)

Tetovë: 55 vjeçarja varet në litarë (VIDEO)

Tetovë, 17 Prill – Vetëvrasja e radhës është regjistruar në Tetovë. 55 vjeçarja S.S nga Tetova është gjetur e varur në litarë në hapësirat e bodrumit në shtëpinë ku jetonte të enjten pasdite.

55 vjeçarja S.S nga Tetova është gjetur e varur në litarë në hapësirat e bodrumit në shtëpinë ku jetonte të enjten pasdite. Të njejtën e ka gjetur djali dhe e ka lajmëruar fqiun, e kanë lëshuar në tokë më pas e kanë thirrur Ndihmën e Shpejtë por ka qenë vonë. Prokurori publik së bashku me ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë dhe mjeku i mjekësisë ligjore kanë kryer hetime në vendine gjarjes dhe gjatë hetimeve në trupin e pajetë të S.S nuk janë gejtur gjurmë dhune. Me urdhër të gjykatësit hetues trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrim.Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, këtë vit ky është rasti i par i vetëvrasjes në Tetovë.

Nga Policia njoftojnë se këtë vit ka pasur gjashtë tentime për vetëvrasje. Vitin e kaluar sipas policisë në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë janë regjistruar 17 vetëvrasje, transmeton Televizioni Koha.

Vit rekord për nga numri i vetëvrasjes ende llogaritet 2013-ta, kur në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë regjistruar gjithsej 20 vetëvrasje. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *