Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: gjenden dy granata dore dhe një karikator me 30 plumba (VIDEO)

Tetovë: gjenden dy granata dore dhe një karikator me 30 plumba (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – 45 vjeçari nga Tetova ka lajmëruar policinë se ka gjetur dy granata dore dhe një karikator për armë automatike, të cilat kishin 30 plumba të kalibrit 7,62 milimetra, njofton SPB-Tetovë.

Një 45 vjeçari nga Tetova sot rreth mesditës raportoi se tek deponia, e vendosur në “Marshall Tito”, pranë kapanoneve të “Zhito Pollog” në Tetovë, ka gjetur dy granata dore dhe një karikator për armë automatike, të cilat kishin 30 plumba të kalibrit 7,62 milimetra, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar punonjës të policisë së Tetovës, ku janë gjetur bombat dhe municioni dhe janë fotodokumentuar, pastaj janë marr dhe janë transportuar për ekspertizën e duhur në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

Pas inspektimit, do të ndriçohet rasti se kur, pse dhe kush i ka lënë mjetet shpërthyese atje. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *