Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Stacioni hekurudhor që na kujton Jugosllavinë (VIDEO)

Tetovë: Stacioni hekurudhor që na kujton Jugosllavinë (VIDEO)

Tetovë, 10 Prill – Edhe pas 62 vjetësh që kur u rregullua hekurudha akoma në stacion qëndron mbishkrimi fyes për shqiptarët ku jepen të dhënat për ndërtimin e hekurudhës, transmeton Televizioni Koha.

Nëse ju ka marrë malli për Jugosllavinë e Titos atë mund ta gjeni në Tetovë, nëse doni të shihni si kanë jetuarë në kohën e Titos atë mund ta gjeni në Stacionin hekurudhorë në Tetovë, aty mund të gjeni edhe Yllin e Kuq të partizanvë. Por edhe pas 62 vjetësh që kur u rregullua hekurudha akoma në stacion qëndron mbishkrimi fyes për shqiptarët ku jepen të dhënat për ndërtimin e hekurudhës, transmeton Televizioni Koha.

Në atë mbishkrim në gjuhën maqedonase thuhet se “Duke dhënë kontribut në ndërtimin e socializmit në vendin tonë, frontet vullnetare të brigadave të reja të 5200 mijë maqedonasve, shqiptarëve (shiptari) dhe turqëve, të qytetit të Tetovës dhe rrethinës dhe pjesëtarëve të JNA-së të kontingjentit të bashkim vëllazërimit, e kanë ndërtuar këtë hekurudhë për shfrytëzim të popullatës në ditëlindjen e shokut Tito 25 maj 1952. Ndërtimi i hekurudhës ka marrë 996 832 ditë punë me vlerë prej 193 520 480 dinarë” thuhet në këtë mbishkrim. Ai edhe sot e kësaj dite qëndron aty. Pothuajse me tren nga Tetova për në Shkup dhe anasjelltas nuk udhëton askush. Hapësirat rreth stacionit hekurudhor shpesh herë edhe nuk mirëmbahen, ndërsa tetovarët më shumë preferojnë të udhëtojnë me autobus dhe furgon kurse me tren rrallë kush vendos të udhëtojë, njofton Televizioni Koha.

Edhe pse çmimi për transport me tren është më i lirë megjithatë tetovarët nuk preferojnë të udhëtojnë ndërsa mospasja e transportit urban deri në stacionin hekurudhor nga qendra e Tetovës nënvizohet si problem kryesor të mos shfrytëzimit të trenit si mjet transpotues. Treni qarkullon dy herë në ditë përmes Tetovës edhe atë në orën 6 e 30 për në Shkup dhe në orën 17 e 50 për në Kërçovë por edhe në këtë kohë në stacion nuk vërehen udhëtarë, raporton Televizioni Koha.

Nga ky stacion theksuan se i njejti është është në një vend të papërshtashëm pasi që është larg qendrës së Tetovës dhe nuk frekuentohet nga qytetarët. Në ndërkohë, kjo dukuri nuk është prezente vetëm në Tetovë, por edhe në pjesët tjera të vendit ku vërehet rënie e numrit të udhëtarëve me tren, njofton Tv Koha. Drejtuesit e hekurudhave të Maqedonisë së bashku me Ministrinë e Transportit disa herë kanë paralajmëruar investime madje edhe janë organizuar edhe aksione për grupe të ndryshme të qytetarëve për transport pa pagesë me tren me qëllim të tërheqjes së udhëtarëve në tren, por as kjo nuk ka ndikuar që të rritet numri i udhëtarëve me këtë lloj transporti.

Një problem tjetër është se trenat janë me vjetërsi 30 vjeçare ndërsa ata kanë shpejtësi mestare me 70 kilometra në orë, ndërsa në kabina nuk ka të instaluar sistem të klimatizmit. Reagim për gjendjen e hekurudhës në Tetovës dërgoi LSDM-ja dega në Tetovë e cila e vlerësoi si të rëndë gjendjen e stacionit hekurudhor në Tetovë. Pikërisht më 9 prill të vitit 1873 nga Selaniku në veles arriti treni I parë.Për këtë qëllim 9 prilli është shpallur si ditë e hekurudhave të Maqedonisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *