Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi punëson maqedonas në Tetovë, ushtarët e UÇK-së i shkruajnë Ahmetit

Teuta Arifi punëson maqedonas në Tetovë, ushtarët e UÇK-së i shkruajnë Ahmetit

6 prill-Pikërisht revolta e tyre ka të bëjë përmes kësaj letre me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe sipas tyre, që të jetë ironia më e madhe ajo si kryetare në konkursin e fundit për administrator ku patën konkurruar ish-ushtarë të UÇK-së në vend të tyre ka pranuar dy maqedonas

Një grup ushtarësh të ish-UÇK-së dhe anëtar të BDI nga nëndega e fshatit Poroj të Tetovës së të revoltuar nga funksionimi politik të partisë së tyre dhe në pamundësi që zëri i tyre të arrijë deri tek kryetari Ali Ahmeti kanë vendosur që përmes një letre të hapur publike të shprehin revoltën e tyre për anashkalimin e fshatit Poroj dhe banorëve të saj edhe siç kanë shkruar ky vendbanim shqiptar kishte barrën më të rëndë që nga themelimi i Universitetit të Tetovës deri tek konflikti i 2001-shit.

Pikërisht revolta e tyre ka të bëjë përmes kësaj letre me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe sipas tyre, që të jetë ironia më e madhe ajo si kryetare në konkursin e fundit për administrator ku patën konkurruar ish-ushtarë të UÇK-së në vend të tyre ka pranuar dy maqedonas, shkruan portali Shqipmedia.

Më poshtë ata shtrojnë pyetjet deri tek Ali Ahmeti dhe BDI-ja:

Përse as shoqata e veteranëve të luftës, as komuna e Tetovës e as BDI nuk i rregulluan varrezat e dëshmorëve në fshatin Poroj?

Përse u desht të investojë tek varrezat e dëshmorëve dikush që ka pasur një fatkeqësi dhe të bëjë bamirësi tek varrezat e dëshmorëve?

Përse Porojit nuk i’a kanë dhënë as një drejtori as një post udhëheqës në institucionet shtetërore?

Përse po bllokohet Poroj, përse nuk investohet në kanalizimet, rrugët, përse nga Poroj nuk ka ndodnjë përfaqësues në këshillin e gjërë të BDI-së e të mos flasim më në atë më të ngushtë.

Si erdhi puna që nuk mbahet mend Poroj e mos të ketë tani as një anëtar në degën e Tetovës?

Si ka mundësi të hapet muzeu i Universitetit të Tetovës dhe të rrijë mbyllur gati disa vite?

Përse nga Poroji ka vetëm një person të punësuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës kur dihet se themelet e para të këtij Universiteti janë në Poroj.

Përse janë anashkaluar të gjithë luftëtarët e Porojit?

Përse as edhe një ushtar të vetëm të punësuar nuk ka nga ky fshat, kush po e bllokon Porojin, kujt po i hakmerren në Poroj, përse në kongresin tematik nuk pati përfaqësues nga Poroj,

Përse në forumin rinor të BDI-së nuk ka as edhe një anëtar nga Poroj?

Dhe sa duhet të presim që të realizohen kërkesat tona dhe kujt duhet ti drejtohena pasi gjithmonë kemi hasur në veshë të shurdhër me kërkesat tona?

Letra është firmosur nga një grup veteranësh të UÇK-së dhe anëtarë të BDI-së nga ky rajon.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *