Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Në bisedimet e Brukselit të përfshihen edhe partitë shqiptare

Thaçi: Në bisedimet e Brukselit të përfshihen edhe partitë shqiptare

29 Prill – Kryetari i PDSH-së në takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në vazhdën e takimeve me faktorin ndërkombëtar Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i përbërë nga: Stefan Schennach (Kryetar i Komisionit Monitorues), Robert Walter (Raportues i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë), Andreas Gros (Kryetar i grupit të Socialisteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës) si dhe Sylvie Affholder (Sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës).

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, për de-bllokimin e proceseve integruese, si dhe për tema të tjera me interes të ndërsjellët.

Kryetari i PDSH-së z.Thaçi vlerësoi se vendi gjendet përpara një sfide shumë të madhe, andaj rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike është me rëndësi të veçantë, e në këtë drejtim Kryetari Thaçi theksoi se formati i bisedimeve në Bruksel vetëm në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i gabuar, dhe se për tejkalimin e situatës aktuale, bisedimet duhet zhvilluar mes 4 forcave kryesore politike në vend.

Gjithashtu Kryetari Thaçi siguroi bashkëbiseduesit se gjatë këtij procesi tejet delikat Partia Demokratike Shqiptare si një faktor i rëndësishëm do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme, dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave dhe aventuristëve të mundshme që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të shqiptarëve dhe të vendit në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *