Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: PDSH nuk është pjesë e aventurave antishqiptare

Thaçi: PDSH nuk është pjesë e aventurave antishqiptare

28 prill-Ai këtë e theksoi sot pas takimit me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku është biseduar për zhvillimet aktuale në Maqedoni, sidomos incidentin në Goshincë, krizën politike dhe zhvillime të tjera.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se partia që drejton ai do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe nuk do të jetë pre e aventurave dhe aventurierëve që dëmtojnë interesat shqiptare.

Ai këtë e theksoi sot pas takimit me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku është biseduar për zhvillimet aktuale në Maqedoni, sidomos incidentin në Goshincë, krizën politike dhe zhvillime të tjera.

“Gjatë këtij procesi tejet delikat Partia Demokratike Shqiptare si një faktor i rëndësishëm do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme, dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave dhe aventuristëve të mundshme që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të shqiptarëve dhe të vendit në përgjithësi”, deklaroi Thaçi.

Thaçi vlerësoi se vendi gjendet përpara një sfide shumë të madhe, andaj rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike është me rëndësi të veçantë. Ai theksoi se formati i bisedimeve në Bruksel vetëm në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i gabuar, dhe se për tejkalimin e situatës aktuale, bisedimet duhet zhvilluar mes 4 forcave kryesore politike në vend.

Në kuadër të delegacionit të Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ishin: Stefan Schennach (Kryetar i Komisionit Monitorues), Robert Ëalter (Raportues i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë), Andreas Gros (Kryetar i grupit të Socialisteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës) si dhe Sylvie Affholder (Sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës).

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, për de-bllokimin e proceseve integruese, si dhe për tema të tjera me interes të ndërsjellët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *