Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi realizoi takim me Kryeministrin shqiptar .Edi Rama (VIDEO)

Thaçi realizoi takim me Kryeministrin shqiptar .Edi Rama (VIDEO)

Tiranë, 02 Prill – Kryeministri i Shqipërisë z.Rama falënderoi kryetarin e PDSH-së për informatat burimore rreth zhvillimeve në Maqedoni, duke potencuar se Qeveria e Shqipërisë ndjek me vëmendje të veçantë situatën aktuale politike në Maqedoni.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, dje ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, me ç’rast u takua me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama.

Në takim është biseduar për çështje me rëndësi për shqiptarët, për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, Shqipëri dhe më gjerë, për procesin integrues të të dy vendeve, si dhe për tema të tjera me interes të përbashkët.

Kryetari Thaçi ka informuar kryeministrin shqiptar për situatën aktuale politike në vend, bllookimin e proceseve integruese, si dhe për diskriminimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve, gjë që ka varfëruar skajshmërish shqiptarët e Maqedonisë.

Kryeministri i Shqipërisë z.Rama falënderoi kryetarin e PDSH-së për informatat burimore rreth zhvillimeve në Maqedoni, duke potencuar se Qeveria e Shqipërisë ndjek me vëmendje të veçantë situatën aktuale politike në Maqedoni.

Takimi kaloi në një atmosfere tejet miqësore, me ç’rast bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe rënë dakord që me kontakte të shpeshta të kontribuojnë në çuarjen para të proceseve demokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *