Home / Lajme / Botë / Tragjedi ne kanalin e Siçilisë, përmbyset anija me rreth 700 emigrant!

Tragjedi ne kanalin e Siçilisë, përmbyset anija me rreth 700 emigrant!

19 Prill – Një anije përmbyset nfër kanalit te Siçilisë , sipas informatave të para thuhet se në anije janë rreth 700 emigrant nga Libija

Ansa njofton se mjeti lundrues është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë. Janë shpëtuar vetëm 28 persona.

Sipas informacioneve të para, mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.
Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të peshkarexhës duke e përmbysur atë.

Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare.
Deri tani, janë rekuperuar 49 kufoma.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *