Home / Sport / Tri ndeshje moslojë për Shkëlzen Gashin

Tri ndeshje moslojë për Shkëlzen Gashin

Shkëlzen Gashi është dënuar me tri ndeshje moslojë nga Federata Zvicerane e Futbollit për kartonin e kuq që mori në ndeshjen kundër FC Zurich.

Futbollisti i Baselit u ndëshkua në fund pjesës së parë, pasi përplasi në tokë Avi Rikan.

Menjëherë pas këtij gjesti, lojtari shqiptar u përjashtua nga fusha dhe tash, siç raporton Golalb, ai do të mungojë në ndeshjet kundër Sionit, Luzernit dhe Vaduzit.

Kujtojmë që në atë takim Gashi arriti të shënonte golin e tij të 21-të në kampionatin zviceran.

Baseli e fitoi përballjen ndaj FC Zurich me rezultat 5-1.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *