Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha më e shikuara në nivel regjional (VIDEO)

Tv Koha më e shikuara në nivel regjional (VIDEO)

Tetovë, 29 Prill – Agjencioni për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele në bazë të një ankete të realizuar ka shpallur rezultatet për shikueshmërinë e Televizioneve dhe radiostacioneve në nivel nacional, regjional dhe lokal.

Televizioni Koha është televizioni me shikueshmëri më të madhe në rajonin që mbulon si Televizion Regjional. Kështu, Agjencioni për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele në bazë të një ankete të realizuar ka shpallur rezultatet për shikueshmërinë e Televizioneve dhe radiostacioneve në nivel nacional, regjional dhe lokal. Në bazë të anketës dhe rezultateve të publikuara Televizioni Koha si Televizion regjional – digjital, dukshëm është më i shikuar në krahasim me televizionet e tjera nacionale dhe regjionale në Maqedoni.

Televizioni Koha kështu shpallet si më e shikuara në rajonin D8 që përfshinë teritorin e qytetit të Tetovës, Gostivarit, Mavrovës, Makedonski Brodit dhe një pjesë të Komunës së Kërçovës dhe Dibrës. Në bazë te anketës Televizioni Koha ka shikueshmëri më të madhe dyfish në krahasim me televizionet tjera regjionale në territorin që përfshinë edhe atë, me 15.2 përqind, ndërsa ndiqet nga Televizioni Ultra-ish Menada me 4.6, Tv Kiss 3.2 dhe Çegrani Media me 1.4 përqind. Të gjithë këta Televizonet tjera kanë tetë përqind shikueshmëri ndërsa vetëm Televizioni Koha ka mbi 15 përqind. Poashtu në krahasim edhe me Televizionet Nacionale Televizioni Koha ka shikueshmëri më të madhe.Për nevojat e Agjencionit për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele anketën e realizoi agjencioni M VISION-Integred Marketong Solucion për kuartalin e parë të vitit 2015.

Anketa është realizuar përmes telefonit me ndihmën e kompjutorit, ndërsa janë anketuar 1500 qytetarë në nivel të të gjithë territorit të Maqedonisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *