Home / Lajme / Maqedoni / UÇK: Të mobilizohemi kundër shtypjes së shqiptarëve

UÇK: Të mobilizohemi kundër shtypjes së shqiptarëve

21 prill-Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes një komunikate për media, të nënshkruar nga “Komandant Flamuri”, e ka marrë përsipër aksionin e sotëm në fshatin Gushincë, ku katër policë të Maqedonisë u zunë rob në stacionin e këtij fshati kufitar.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes një komunikate për media, të nënshkruar nga “Komandant Flamuri”, e ka marrë përsipër aksionin e sotëm në fshatin Gushincë, ku katër policë të Maqedonisë u zunë rob në stacionin e këtij fshati kufitar.
Lexojeni të plotë komunikatën e UÇK-së:

Diskriminimi dhe shtypja e shqiptarëve në Maqedoni është bëre e padurueshme.

Dekadenca dhe paaftësia politike, diskriminimi ekonomik, kulturor e social e ka bërë të pashmangshëm rizgjimin e U.Ç.K-së.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë policëve, sidomos atyre shqiptarë që menjëherë të dorëzojnë uniformat dhe te bashkëngjiten kryengritjes.

Thirrje e veçantë i bëhet dhe ushtarëve që menjëherë të marrin anën e popullit e jo te oligarkëve fashistë qe do i dërgojnë drejt vdekjes.

I bëjmë thirrje gjithë faktorit politikë që menjëherë të ngrijnë aktivitetin e vetë në Maqedoni.

Fitorja e parë e U.Ç.K-së në Gushincë na jep vullnet për fitore të tjera dhe më të mëdha e të lavdishme.
Popullin shqiptarë po e presin ditë të mira.

Presim përkrahje të shqiptarëve kudo që janë.

Komandant Flamuri
Maqedoni
21.04.2015 (telegrafi)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *