Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë vendosja e përmendoreve Maqedonase , Nexhat Agolli , Pjetër Bogdani dhe Josif Bageri askund !

Vazhdojnë vendosja e përmendoreve Maqedonase , Nexhat Agolli , Pjetër Bogdani dhe Josif Bageri askund !

28 Prill – Përmendore të reja të figurave maqedonase vazhdojnë të ngrihen thuajse në çdo lokacion të lirë në mënyren eksprese.

Një foto e siguruar përballë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup ku intenzivisht punohet në vendosjen e statujave të reja. Disa përmendore të reja do të vendosen në lokacione të ndryshme në Shkup, nga të dyja anët e lumit Vardar.

Nuk dihen se cilët përmendore maqedonase do t’i bëjë karshillëk Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Hotelit Holej Inn, por bazamenti i busteve tashmë është ngritur bënë të ditur Agjencia e Lajmeve ZHURNAL.

Sikurse për shumë përmendore të tjera të vendosura viteve të fundit, edhe për këto përmendore parashikohet procedurë e shpejtë vendosjeje që dëshmohet përmes maqinerisë në terren.

Për dallim prej tyre, përmendoret e 3 shqiptarëve Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit .janë lënë në harresë dhe asesi të vendosen aty ku e kanë vendin. Plot 4 vite figurat emblematike shqiptare të historisë shqiptare nuk i shohim askund dhe nuk dihet a do të vendosen ndonjëher.

Burime të Zhurnal kanë theksuar se vonimin e qëllimshëm të mos vendosjes së përmendoreve shqiptare në qendër të Shkupit po e bën partneri i koalicionit shqiptar, partia maqedonase VMRO DPMNE, por kjo ndodhë edhe pasi nuk përfillet kërkesa e BDI-së që përmendoret shqiptare të vendosen sa më shpejtë dhe në këtë mënyrë të ndryshohet pak a shumë karakteri maqedonas i kryeqytetit.

Pasi komunën Qendër të Shkupit në zgjedhjet e fundit lokale e kishte fituar partia opozitare LSDM, edhe pse këta të fundit patën deklaruar se do të bllokojnë gjithçka sa i përket projektit “Shkupi 2014”, për përmendoret shqiptare patën deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë problem.
Kryetari i komunës Andrej Zhernovski kishte deklaruar se Qyteti i Shkupit është përgjegjës për mirëmbajtjen e përmendoreve dhe nuk do të ketë ndonjë problem sa i përket përmendoreve shqiptare.

Thuajse të gjitha objektet që janë dashur të përfundohen në të njëjtën periudhë me përmendoret shqiptare siç ishin skulpturat në urën “Syri” dhe në “Urën e artit”, përmendorja e Petar Çulevit etj. kanë përfunduar, ndërsa përmendoret për tre figurat shqiptare, Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani nuk janë askund.

Partia opozitare LSDM ka akuzuar qeverinë se ka harxhuar 60 milionë euro para të dyshimta nga anekse për projektin “Shkupi 2014”, më tepër se kontratat paraprake.

Edhe përkundër këtyre milionave eurove të harxhuara edhe nga paratë e shqiptarëve të Maqedonisë, mbeten ende pa u realizuar përmendoret e figurave shqiptare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *