Home / Lajme / Maqedoni / Versioni zyrtar nga Spitali i Tetovës për plagosjen e 11personave ku humbi jetën 21 vjeçari (VIDEO)

Versioni zyrtar nga Spitali i Tetovës për plagosjen e 11personave ku humbi jetën 21 vjeçari (VIDEO)

Tetovë, 11 Prill – Shefi i repartit të Kirurgjisë Ylber Besimi deklaroi se mbrëm reth orës 22:00 gjithsej 11 persona kanë kërkuar ndihmë.

Nga incidenti makabër që ndodhi mbërëm në lokalin “Barcode” në Tetovë 11 persona gjithsej kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës sipas shefit të Kirurgjisë Ylber Besimi, njofton Televizioni Koha.

“Janë paraqitur 11 persona në Spitalin Klinik të Tetovës, nga të cilët 6 janë me armë zjarri dhe 5 me mjete tjera. 6 të plagosurit janë transferuar në Shkup, dhe të tjerët janë lëshuar në shtëpi. Njëri nga të lënduarit ndërroi jetë në spitalin kliinik në Shkup pasi kishte lëndime të rënda dhe nuk mundi tu mbijetoj plagëve të mara kurse të tjerët janë në gjende të mirë shëndetësore” tha Ylber Besimi, udhëheqës i repartit kirurgjik në Spitalin Klinik të Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *