Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE në kohë të krizës do të mbajë Kongresin partiak

VMRO-DPMNE në kohë të krizës do të mbajë Kongresin partiak

28 prill-Nga ana tjetër, ky kongres po zhvillohet në një periudhë kur kjo zonë sërish është përfshirë në ethet e tensioneve pas sulmit të armatosur në postën kufitare Goshincë nga grupe të armatosura.

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski në kohë të krizës politike dhe krizës së sigurisë po organizon Kongres partiak, edhe ate në qytetin e Kumanovës. Anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski theksoi se me 2 dhe 3 maj do të organizohet kongresi i 15-të partiak ku do të zgjidhet kryetari i partisë dhe struktura të reja partiake.

“Komiteti Qendror ka sjellë vendim për mbajtjen e Kongresit partiak në qendrën për kulturë në Kumanovë. Do të ketë 560 delegatë që do të zgjedhin kreun e ri partiak”, deklaroi Dimovski. Nuk dihet arsyeja që përse është zgjedhur Kumanova, si një nga komunat e vetme që udhëhiqet nga LSDM-ja opozitare. Nga ana tjetër, ky kongres po zhvillohet në një periudhë kur kjo zonë sërish është përfshirë në ethet e tensioneve pas sulmit të armatosur në postën kufitare Goshincë nga grupe të armatosura. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *