Home / Lajme / Maqedoni / VMRO: Zaev dëshiron destablizimin e shtetit (VIDEO)

VMRO: Zaev dëshiron destablizimin e shtetit (VIDEO)

Shkup, 02 Prill – Zoran Zaev në mënyrë të vetëdijshme punon kundër interesave të Maqedonisë, këtë qytetarët e shohin dhe do ta dënojnë. Zoran Zaev dje tregoi se qëllimi I tij është që të destabilizojë shtetin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, njofton Televizioni Koha.

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar sot përmes një kumtese ku thekson se ndjehet e rrezikuar nga tentimi i Zoran Zaevit dhe LSDM-së që të bëjë goditje ndaj sistemit të sigurisë të Maqedonisë dhe ndaj kapaciteteve të forcave special të Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Maqedonisë.

“Poashtu në mënyrë frapante jemi të habitur ndaj sulmit që bën Zoran Zaev ndaj shteteve mike të cilët deri më tash disa herë e kanë ndihmuar Maqedoninë. Zoran Zaev sipas informatave të publikuara në media, ka dhënë fshehtësi shtetëore për furnizim të pajisjeve dhe armëve për njësistet speciale të Maqedonisë dhe për komunikim ndërmjet sistemeve të sigurisë të dy shteteve, transmeton Televizioni Koha.

“Gjatë këtyre dy muajve dëgjuam një sërë gënjeshtrash, manipulime, konstruksione dhe konteste të rejshme në bazë të bisedave të montuara, por ajo që Zaev e tha gjatë ditës së djeshme është jashtë çdo vetëdije. Ky njeri nuk zgjedh mjete që të arrijë qëllimin e tij, përmes destabilizimit dhe prishjes së imazhit të shtetit që të vijë në pushtet me çdo çmim dhe pa përkrahjen e qytetarëve.Zoran Zaev me vetëdije dëshiron që të prishë kapacitetin e sigurisë të shtetut dhe të shkaktojë destabilizim serioz. I tërë opinion deri tash ka parë të gjitha skenaret, bisedat, mesazhet, dhe qëllimet edhe të Zaevit por edhe të të gjithë grupit të bashkëpuntorëve të tij”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja njofton Televizioni Koha.

“Tentimi për komprementim që Zoran Zaev e bën ndaj përfaqësuesve të sistemit të sigurisë të shteteve mike qartë flet se qëllimi I tij është që të dëmtojë shtetin, imazhin dhe bashkëpunimin me shërbimet mike. Gjatë ditës së djeshme, MPB-ja ka kumtuar se në lënën konkrete bëhet fjalë për donacion për furnizim serioz të armëve dhe pajisjeve për nevojat e njësive special të Ministrisë. Poashtu është bërë e ditur në mënyrë shtesë se për këtë rast ekzistojnë dokumente të cilët e vërtetojnë mënyrën ligjore të donacionit. Zoran Zaev në mënyrë të vetëdijshme punon kundër interesave të Maqedonisë, këtë qytetarët e shohin dhe do ta dënojnë. Zoran Zaev dje tregoi se qëllimi I tij është që të destabilizojë shtetin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *