Home / Lajme / Maqedoni / Vrasja në Tetovë: Padi penale për dy persona (VIDEO)

Vrasja në Tetovë: Padi penale për dy persona (VIDEO)

Tetovë, 16 prill – Policia e Tetovës është në kërkim të 30 vjeçarit R.J nga Reçica e madhe, si i dyshuar për ngjarjen tragjike natën e 10 prillit kur 11 persona u plagosën dhe një tjetër humbi jetën.

Policia e Tetovës është në kërkim të 30 vjeçarit R.J nga Reçica e madhe, si i dyshuar për ngjarjen tragjike natën e 10 prillit kur 11 persona u plagosën dhe një tjetër humbi jetën pas një përleshje me armë zjarri në lokalin Barcode në qendër të Tetovës. Pas kësaj ngjarje, policia kishte identifikuar dy të dyshuar si kryerës të incidentit edhe atë R.J 30 vjeçar dhe A.M, 23 vjeçar, transmeton Televizioni Koha.

Sipas policisë, 30 vjeçari R.J pas zënkës ishte larguar nga vendi i ngjarjes edhe është arratisur në drejtim të panjohur, ndërsa kishte ndaluar A.M 23 vjeçar poashtu nga Reçica e madhe. Një javë pas kësaj ngjarje Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër 30 vjeçarit R.J dhe 23 vjeçarit A.M nga Reçica e madhe të dyshuar për kryerje të veprës penale “vrasje” më 10 prill në lokalin Barcode në Tetovë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari R.J menjëherë pas zënkës me armë në këtë objekt, në të cilën 22 vjeçari Altrim Asani nga fshati Poroj kishte marrë lëndime serioze me ç`rast edhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Sipas policisë së Tetovës, 30 vjeçari R.J mënjëherë pas rastit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndaj tij është lëshuar fletërrest. Në ndërkohë i dyshuari tjetër A.M është nxjerrë para gjykatësit në gjykatën themelore në Tetovë dhe i është shqiptuar masa 30 ditë paraburgim, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Nga Policia e Tetovës duke mos dhënë hollësi vetëm kanë ritheksuar edhe njëherë se janë marrë masa të shtuara për të zbardhur këtë incident si dhe për të zbardhur motivet. Jo zyrtarisht mësohet se mosmarrëveshja mes të rinjve, nuk ka filluar mbrëmjen e së premtes, por se e njëjta daton që para dhjetë ditësh, kur edhe të rinjtë kanë ngatërruar hesapet mes veti. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *