Home / Lajme / Maqedoni / Zaev – Mijallkov ka bë malverzime me pajisje të policisë

Zaev – Mijallkov ka bë malverzime me pajisje të policisë

1 Pril – Zoran Zaev dhe bomba e 15-të e Lsdm

Lideri I LSDM-së Zoran Zaev në kuadër të “Bombës 15” ka lëshuar incizime të cilat sipas tij zbulojnë skandal korruptiv brenda policisë sekrete, për pajisje nga Izraeli për shërbimin skret të Maqedonisë. Zaev tha se bëhet fjalë për korrupsion të drejtorit të Drejtorisë për Siguri Sasho Mijallkov, kurse pas tij qëndron kryeministri Nikolla Gruevski.

“Është biznes përmes Rusisë dhe Budapestit përfundon te Sasho Mijallkovi. Sasho Mijallkov me një femër me emër Svetllana Kostova ka ndërmejtësuar për këtë biznes. Është e njëjta Svetllana Kostova të cilën herën e kaluar e dëgjuam se si I falënderohet Mijallkovit që e rregulloi në gjykatë”, deklaroi Zaev.

Më pas ai lësho një incizim ku zëri për të cilin tha se është I Mijallkovit I thotë Kostovës që të mos bëjë asgjë pa u lëshuar 500 mijë euro.

“Vetëm për të filluar negociatat me personin Haim Hakemi nga Izraeli, Mijallkov kërkon 500 mijë euro”, tha Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *