Home / Lajme / Maqedoni / Zaev sot në prokurori për “Ryshfet”

Zaev sot në prokurori për “Ryshfet”

7 prill-Zaev tha se rasti “Ryshfeti” tentohet të manipulohet dhe porositur nga ana e qeverisë, kurse nga tubimi i partisë në Sallën Universale publikisht e treguan edhe emrin e biznesmenit.

Lideri i LSDM Zoran Zaev është planifikuar të paraqitet në seancën e Prokurorit Publik, dyshimi dhe aktakuza kundër tij ishte ngritur për korrupsion i cili gjoja se ka kërkuar 200,000 euro ryshfet nga një biznesmen në Strumicë.
Zaev tha se rasti “Ryshfeti” tentohet të manipulohet dhe porositur nga ana e qeverisë, kurse nga tubimi i partisë në Sallën Universale publikisht e treguan edhe emrin e biznesmenit.

Zaev kohët e fundit ngriti akuza penale kundër biznesmenit Ivan Nikolov Sacevaliev për raportim të rrejshëm dhe për ryshfet të rremë.

Sipas avokatit të tij Vane Andreev, Nikolov nga dhjetori i vitit 2013 deri në komunën e Strumicës ka dorëzuar disa procedura për transformimin e tokës dhe privatizimin dhe legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, dhe disa herë është takuar edhe me punonjësit e komunës.

Për rastin “Ryshfeti” Zaev ishte edhe ditën e premte për t’u pyetur në Prokurori

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *