Home / Lajme / Maqedoni / Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee takon Lëvizjen Eco Guerilla

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee takon Lëvizjen Eco Guerilla

18 Prill – Z. Hoyt Yee u njoftua nga afër se një nga ndotësit kryesor është kombinati Jugohrom, i cili edhe përskaj obligimeve ligjore, në vazhdimësi ka fituar lejen e punës

Zv/ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee sot ka takuar Lëvizjen Eco Guerilla për tu njohur nga afër me aktivizmin qytetar për senzibilizimin ndaj shqetësimit të qytetarëve të Tetovës lidhur me ndotjen e ambientit.

Z. Hoyt Yee u njoftua nga afër se një nga ndotësit kryesor është kombinati Jugohrom, i cili edhe përskaj obligimeve ligjore, në vazhdimësi ka fituar lejen e punës pa mos respektuar as kushtet minimale për mbrojtjen e ambientit. Ai poashtu është informuar lidhur me dyshimet mbi mundësinë që prapa gjithë këtyre shkeljeve ligjore të fshihen afera korruptive.

Sipas Eco Guerilla, Kryeministri është personazhi kryesor që ka në dorë çelsin për të ndalur ndotjen e qytetit dhe rrethinës, do të duhet të mbajë përgjegjesi për vrasjen e heshtur që po i bëhet qytetarëve të Tetovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare apo racore. Sekretari Yee mbështet dhe inkurajon aktivizmin qytetar të Eco Guerilla-s në angazhimin e saj për një ambient të pastër jetësor.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *