Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtare: Kotevski: Nuk ka patur përleshje të armatosur në Goshincë

Zyrtare: Kotevski: Nuk ka patur përleshje të armatosur në Goshincë

24 Prill – Ivo Kotevski demanton lajmin e disa portaleve Maqedonase kinse paska pasur përleshje të armatosur në Goshincë

Ai në një deklaratë për Zhurnal.mk ka deklaruar se në fshatin Goshincë MPB-ja nuk ka regjistruar incident apo ndonjë përleshje.

“Në Goshincë nuk kemi regjistruar asnjë lloj incidenti apo përleshjeje. Nuk e di prej nga këto informacione të atyre portaleve për përleshje të armatosur në Goshincë”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.

Ndryshe, sot disa portale maqedonase shkruan se ka patur përleshje të armatosur në Gushincë të Likovë pas mesnate mes policisë dhe një grupi të armatosur që rezulton me një të plagosur rëndë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *