Home / Lajme / Maqedoni / 38 policë të lënduar dhe 30 protestues të arrestuar

38 policë të lënduar dhe 30 protestues të arrestuar

6 maj-Gjatë protestës janë shkatërruar shtatë automjete të policisë dhe pajisje të tjera, dritaret e thyera të Radio Maqedonia e Lirë, dhe është ulur edhe flamuri i Maqedonisë para ndërtesës së Qeverisë.

Protestat para Qeverisë janë sulm vandal mbi policinë ndërkohë që nuk ka pasur përdorim të tepruar force nga ana e policisë mbi protestuesit. Kështu deklaroi ministrja e Brendshme Gordana Jankulovska në një konferencë për shtyp. Janë lënduar 38 policë, 6 prej tyre më rëndë, dhe 30 persona janë arrestuar, përfshi dy të mitur. Sipas Jankullovskës vetëm një civil është lënduar.

“Nga ora 18:30-19:30, nga një grup qytetarësh të cilët ishin në shkallë para qeverisë, janë iniciuar disa incidente të dhunshme dhe shumë shkelje të rendit publik. Në disa raste, janë hedhur tulla, gurë, shishe, vezë, domate dhe objekte të tjera, në drejtim të kordonit të policëve si dhe drejt ndërtesës së Qeverisë, madje është ulur edhe flamuri i Maqedonisë. Nga ana e zyrtarit përgjegjës është dhënë urdhër verbal ndaj masës së mbledhur që të shpërndahen në mënyrë paqësore, por kjo nuk është respektuar nga masa. Pastaj filloi shtypja e masës dhe vendosja e rendit dhe paqes së prishur, dhe kështu turma është drejtuar drejt bulevardeve “Shën Klimenti Ohrit”,” “Aradhet partizane” dhe “Ilindeni” në drejtim të shatërvanit të parkut të qytetit”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Në mëngjes u shfaqën video regjistrime se si policia hyn në bibliotekën “Vëllezërit Milladinovci” dhe fëmijët që kanë qenë aty kanë pësuar lëndime. Jankullovska e konfirmoi informacionin se policia ka hyrë në bibliotekë dhe ka arrestuar një person, madje aksioni, sipas saj ka qenë legjitim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *