Home / Lajme / Maqedoni / 5 persona të involvuar në vrasjen e dyfshitë (VIDEO)

5 persona të involvuar në vrasjen e dyfshitë (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë me këtë rast, ka arrestuar tre persona ndërsa një e kanë siguruar për shkak të dshimeve se kanë qenë të involvuar në vrasjen e dyfishtë dhe në plagosjen e dy personave nga fshati Merovë.

Policia e Tetovës ka vijuar me aktivitetet për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës ku ngelën të vrarë dy vllezër ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë me këtë rast, ka arrestuar tre persona ndërsa një e kanë siguruar për shkak të dshimeve se kanë qenë të involvuar në vrasjen e dyfishtë dhe në plagosjen e dy personave nga fshati Merovë.

“Janë arrestuar Sh.A (29), G.A (54) dhe Q.A (21) ndërsa është mbajtur M.A (52) të gjithë nga fshati Merovë. Dy të parit G.A dhe Q.A janë lëshuar në orët e paraditës, ndërsa Sh.A dhe M.A janë mbajtur. Një peson poashtu nga Merova është në arrati dhe kërkohet. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë deri tek prokuroria publike në Tetovë ka ngritur kallxim penal ku gjithsej janë përfshirë pesë persona nga Merova”, njofton zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëhsme në Tetovë Marijan Josifovski, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, të enjten në mëngjes, dy të rinj nga fshati Merovë njëri i moshës 25 dhe tjetri 24 vjeçare ngelën të vrarë kurse dy të tjerë u plagosën nga xhaxhai i tyre me armë zjarri pas një mosmarrëveshje rreth pronësisë së staneve në hyrje të fshatit Merovë në rrugën për Sallarevë të komunës së Zhelinës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *