Home / Lajme / Maqedoni / Ahengjet kremtoni pa krisma (VIDEO)

Ahengjet kremtoni pa krisma (VIDEO)

Tetovë, 19 Maj – SPB-Tetovë apelon tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të cilët i kanë me leje adekuate në ahengje familjare, për kërcënim të personave, sepse do të pasojë konfiskimi i armës pa marrë parasysh se të njejtën e kanë me leje”, thuhet në apel.

Individë në rajonin e Pollogut edhe më tej sillen në mënyrë të papërgjegjshme me armët të cilët i posedojnë me leje adekuate sidomos gjatë ahengjeve familjare por edhe në raste të tjera, thotë Polici e Tetovës në një apel drejtuar qytetarëve. Ata në mënyrë të paligjshme shkrepin armë të ndryshme sidomos me pistoleta dhe me pistoleta gazi, dhe në këtë mënyrë jo vetëm që e prishin qetësinë dhe rendin publik, por e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të tjerë, porn ë raste të ndryshme shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

“Kjo më shumë ndodhë gjatë periudhës së verës, në sezonin e dasmave në vende dhe kohë të ndryshme. Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të Sektorit për Punë të Brendëshme për parandalim të këtyre dukurive negative, apelohet tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të cilët i kanë me leje adekuate në ahengje familjare, për kërcënim të personave, sepse do të pasojë konfiskimi I armës pa marrë parasysh se të njejtën e kanë me leje”, thuhet në apel, transmeton Televizioni Koha.

Sipas policisë, pronarët e armëve do të përballen edhe padi adekuate, si dhe ato që të njejtën nuk e mbajnë në bazë të ligjit, me ç`rast lënë hapësirë që deri tek arma të kenë qasje fëmijët apo persona të tjerë të familjes.

“Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë në periudhën që vijon parasheh takime me pronarët e objekteve të lokaleve ku organizohen ahengje familjare, ku do ti njoftojë ata për implikimet ligjore nëse përdoren armë gjatë kremtimit”, njofton policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *