Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Çdo krizë paraqet edhe një mundësi

Ahmeti: Çdo krizë paraqet edhe një mundësi

29 maj- Ahmeti njohtoi ish kryeministrin e Sllovenisë Z.Peterle aktualisht Eurodeputet, mbi përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim për të inicuar dijalog politik midis liderëve të katër partive më të mëdha në vend si dhe mbi qëndrimet konkrete të Bashkimit Demokratik për Integrim në takimet e liderëve për dalje nga kriza.

Sot në Shkup Kryetari Ahmeti takoi Alojzo Peterle, kryesues i komisionit të përbashkët parlamentar të Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Maqedonisë.

Në takim u diskutua rreth krizës aktuale politike në vend, dijalogut politik dhe perspektivës Euroatalntike të Maqedonisë.

Z. Peterle theksoi inkuraimin e Bashkimit Evropian për ta tejlakuar krizën politike në Maqedoni dhe gatishmërinë e institucioneve të Brukselit për ta ndihmuar zgjidhjen.

Z. Ahmeti njohtoi ish kryeministrin e Sllovenisë Z.Peterle aktualisht Eurodeputet, mbi përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim për të inicuar dijalog politik midis liderëve të katër partive më të mëdha në vend si dhe mbi qëndrimet konkrete të Bashkimit Demokratik për Integrim në takimet e liderëve për dalje nga kriza.

Mungesa e perspektivës të qartë Euroatlantike si pasojë e çështjeve të pazgjidhura me fqinjët po rezulton në thellimin e krizës politike dhe pasigurinë dhe mosbesimin midis dy etnive më të mëdha në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që çdo krizë është edhe një dritare e re e mundësisë dhe nëse nuk mungon përkushtimi i Brukselit dhe Vashingtonit, atëherë nga kjo krizë do të dalim edhe më të fortë dhe me drejtim shumë të qartë Euroatlantik.

Prandaj Z. Ahmeti ftoi Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së që bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në mënyrë më aktive dhe të drejtëpërdrejtë për ta ndihmuar zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni e cila do të jetë në dobi të vendit, rajonit dhe komunitet Euroatlantik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *