Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi konsultohen para takimit të liderëve

Ahmeti dhe Thaçi konsultohen para takimit të liderëve

18 Maj – Raundi i dytë i bisedimeve në mes 4 liderave përsëri bashkoi Ahmetin dhe Thaçin

Para se të fillojë raundi i dytë të takimit të liderëve, krerët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi sot sërish janë ulur bashkë, raporton gazetari KOHA-s.

Në fotografi shihen Ahmeti dhe Thaçi duke diskutuar, të shoqëruar edhe nga deputeti Artan Grubi dhe sekretari i BDI-së Abdilaqim Ademi. Edhe në takimin e javës së kaluar dy liderët shqiptarë gjatë pauzës së takimit ishin ulur bashkë, ndërsa për këtë pati reagimi të ndryshme pasi ato njihen për antagonizmat mes tyre.

Në këtë raund të dytë të takimit të liderëve që mbahet sot në Klubin e deputetëve, pritet të detajohen gjërat se si do të vazhdojë më tej procesi politik, pasi javën e kaluar liderët Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Zoran Zaev e Menduh Thaçi u dakorduan vetëm për kornizat e dialogut dhe për protesta të qeta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *