Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë në Nish, dy gra të vdekura nga Bogovina e Tetovës

Aksident i rëndë në Nish, dy gra të vdekura nga Bogovina e Tetovës

Në Fiat Punton flitet se kanë qenë nëna, gruaja shoferi dhe djali i tyre 3 vjeç. Nëna dhe gruaja e shoferit kanë ndërruar jetë ndërsa fëmiu është lënduar.

Në një aksident që ka ndodhur në Nish kanë mbetur dy gra të vdekura dhe një fëmijë i lënduar. Dy gratë janë nga Bogovina e Tetovës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.00 në rrugën Nish-Svrljig në fshatin Malça.

Deri te aksidenti ka ardhur kur një Mercedes me targa të Beogradit ishte duke shkuar në drejtim të Nishit ku përplaset me Fiat Punton ku familja nga Bogovina ishin duke ardhur në Maqedoni.

“Dëgjova një plasje të madhe, kur pash Fiat Punton ishte me gjak dhe një grua ishte e vdekur thirra Ndihmën e Parë ku morën gruan e dytë dhe fëmiun” u shpreh dëshmitari Milorad Stojanovic.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *