Home / Lajme / Maqedoni / Aksion për grumbullim e teshave në Tetovë (VIDEO)

Aksion për grumbullim e teshave në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – Në Tetovë është duke u zhvilluar iniciativa për grumbullim të veshmbathjeve me moton “Mos i hudh robat..Dhuromi mua”.

Veshmbathjet e grumbulluara do të shkojnë si donacion për fimijët me të meta psigjike apo retardim intelektual dhe të cilët janë braktisur nga familjarët dhe jetojnë në Institutin për edukim dhe rehabilitim të fëmijëve dhe të riturve më Fushë Topanë të Shkupit, ndërsa momentalisht jetojnë në kushte shumë të vështira ku kanë edhe mungesë të veshmbathjeve.

“Pasi u kthyem nga kjo vizitë njëkohësisht unë dhe kolegu im Boletin Zenuni, vendosëm që të organizojmë këtë lloj donacioni me qëllim që t’iu vijmë në ndihmë këtyre që të paktën një mungesë të vogël nga ajo e madhja që ato kanë ne t`ua lehtësojmë duke iu dhuruar rroba”, tha për Televizionin Koha Blerta Qamili, Studente e USHT-së.

Studentaja e USHT-së Blerta Qamili nëpërmjet Televizionit Koha u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë veshmbathje dhe nuk i veshin por edhe nuk i hudhin, ti sjellin në qendër të qytetit të Tetovës gjegjësisht në sheshin Iliria nga ora 10:00 e mëngjesit e deri në ora 17:00. Aktiviteti ka filluar të premten ndërsa do të zgjas tre dit gjegjësisht deri ditën e diel.

Organizatorët gjithashtu kanë bërë thirrje deri te qytetarët të cilët kanë mundësi të ndihmojnë në dërgimin e teshave me vetura apo furgon deri në Shkup. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *