Home / Lajme / Maqedoni / Aktivistët e VMRO-së po mobilizohen për kundërprotesta

Aktivistët e VMRO-së po mobilizohen për kundërprotesta

7 maj-Portalet opozitare kanë publikuar një porosi të tillë e cila është shpërndarë edhe në rrjetin e facebook. Opozita maqedonase dy të ditë më parë paralajmëroi se po përgaditen skenare të tilla me kundërprotesta, që do të mund të eskalojnë në dhunë dhe luftë qytetare.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamflete ku nënvizohet se si aktivistë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE po mobilizohen për kundërprotesta.

Në një nga postimet në rrjetet sociale shkruhet se si komitetet lokale të VMRO-DPMNE kanë mbajtur mbledhje të mbyllura ku kërkohet formimi i grupeve më të besueshme të anëtarëve, të cilët do të jenë aktiv për 24 orë, për t`iu përgjigjur thirrjeve të ndryshme për protesta dhe aktivitete tjera. Në një dokument të tillë theksohet se është diskutuar ky mobilizim dhe se ai duhet të realizohet brenda orëve të fundit.

Portalet opozitare kanë publikuar një porosi të tillë e cila është shpërndarë edhe në rrjetin e facebook. Opozita maqedonase dy të ditë më parë paralajmëroi se po përgaditen skenare të tilla me kundërprotesta, që do të mund të eskalojnë në dhunë dhe luftë qytetare.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski mbrëmë në televizionin Sitel deklaroi se ka kërkesa dhe presione nga anëtarësia për protesta dhe shprehjen e revoltës nga situata e krijuar me opozitën

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *