Home / Lajme / Maqedoni / Ambulanca të shumta në Kumanovë, dyshime për bartje viktimash

Ambulanca të shumta në Kumanovë, dyshime për bartje viktimash

Kumanovë, 10 Maj – Në këto momente në Kumanovë mbizotron situata e qetë por Ambulanca të shumta po lëvizin në drejtim të Lagjes së Trimave ku u zhvilluan luftimet.

Ambulanca të shumta të Ndihmës së Shpejtë po lëvizin drejt vendit ku edhe u zhvilluan luftimet e gjithë ditës në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Gazetari ynë raporton se, megjithëse situata është e qetë, qytetarët e grumbulluar para tregut të gjelbër ngrenë dyshimin se pikërisht ambulancat e shumta po bartin viktimat nga luftimet, të cilët spekulohet se gjatë tërë ditës kishin qëndruar në vendet ku edhe ishin vrarë.

Zyrtarisht dihet se vetëm 5 polic janë të vrar dhe 30 të plagosur këtë e konfirmoi numri një i MPB-së Gordana Jankullovska. Ajo tha se nuk ka asnjë banor të vrar e as të plagosur.

Por ende nuk dihet si qëndron puna te grupi i armatosur në opinion flitet se 27 janë të arestuar dhe 4 të vrar njëri prej tyre është vetëvrar pasi nuk ka dashur të bjer në duart e policis maqedonase.

Ndërsa një pjestar i grupit të armatosur i hedh posht këto shpekulime duke thënë:

“Asnjë pjestar nga radhët tona nuk është dorzuar. 3 prej tyre kanë mbetur atje por edhe ata janë nisur tash për me i nxjer. Ata të cilët janë arrestuar janë civil”, thotë ky pjestar për Gazetën Fjala.

Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjestarë të UÇK-së.

“Këtë situatë e kanë inskanuar shteti Maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11, e për tu nxerr ata me fitore kanë vazhdu me popullatë, e për ti mbuluar vrasjet e tyre në popull civil ata i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështuqë nga pjestarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë ai për Gazetën Fjala. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *