Home / Lajme / Maqedoni / Amerika s’e ka problem realizimin e “Shqipërisë së Madhe”, thotë Stojanoviq

Amerika s’e ka problem realizimin e “Shqipërisë së Madhe”, thotë Stojanoviq

14 maj-“Amerika nuk e ka problem realizimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, sepse kjo nuk është kërcënim për sigurinë e tyre dhe për interesat e tyre. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian frikohet nga ‘Shqipëria e Madhe’ sepse ky projekt paraqet burim të jostabilitetit në këtë pjesë të botës”, ka thënë ai.

Kryetari i Këshillit për Kontroll të Shërbimeve të Sigurimit të Kuvendit serb, Momir Stojanoviq, konsideron se – krahas ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar – rreziku kyç nga aspekti i sigurisë për Serbinë është realizimi i projektit të “Shqipërisë së Madhe”.

Stojanoviq për numrin e sotëm të “Veçernje novosti” ka thënë se s’përjashtohet që vala e terrorizmit, e nisur nga Maqedonia, të shpërndahet edhe në Serbi, edhe pse institucionet e vendit i kanë ndërmarrë të gjitha masat preventive nga aspekti i operativës dhe kundërzbulimit.

Sipas tij, rrezik më të madh potencial paraqet rajoni i Luginës së Preshevës dhe se ai është një pikë me rëndësi strategjike.

“Nëpër të kalon komunikimi kyç rrugor dhe hekurudhor, ndërsa planifikohet edhe gazsjellësi ‘Rrjedha turke’. Është e mundur që fuqitë e mëdha të cilave nuk u konvenon ai projekt të kenë goditur hallkën më të dobët të zinxhirit – Maqedoninë. Serbia duhet të ketë kujdes që, duke luftuar për veriun e Kosovës e Metohisë, të mos e humbë jugun e Serbisë qendrore”, ka thënë ai përcjell Kosovapress.

I pyetur se kush vërtet drejton me terroristët, Stojanoviq ka thënë se “nuk është sekret” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “për çështjet e krimit të politikës në Ballkanin Perëndimor, mbështeten te korpusi shqiptar”.

“Amerika nuk e ka problem realizimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, sepse kjo nuk është kërcënim për sigurinë e tyre dhe për interesat e tyre. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian frikohet nga ‘Shqipëria e Madhe’ sepse ky projekt paraqet burim të jostabilitetit në këtë pjesë të botës”, ka thënë ai.

Sipas Stojadinoviqit, të gjithë politikanët shqiptarë në rajon janë “një tru”.

“Ndarja mes tyre është e tillë që njerëzit dërgojnë mesazhe paqësore, ndërsa tjerët radikale dhe ekstreme. Dhe si me buton janë të gatshëm t’ua shkelin syrin terroristëve për t’u nisur në aksion kur duhet. Edhe atë, kur atyre t’ua shkelë syrin dikush nga anash”, ka thënë gjenerali Stojanoviq.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *