Home / Lajme / Maqedoni / Anëtari i UÇK’së: Nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi

Anëtari i UÇK’së: Nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi

Kumanovë, 09 Maj – Një anëtar i UÇK-së në Maqedoni ka mohuar lajmin e përcjellë nga mediat maqedonase për dorëzimin e 20 personave të armatosur, të cilët kanë shkëmbyer zjarr me policinë.

Në një lidhje telefonike për “News 24”, anëtari i UÇK thotë se nuk është dorëzuar asnjë pjesëtar nga radhët e tyre.

Sipas tij, situata në Kumanovë vijon të jetë e tensionuar, duke u shprehur se përplasjet me policinë maqedonase do të vijojnë edhe më tej, duke u bërë më të ashpra gjatë natës.

Ndërsa thekson se “nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi”, anëtari i UÇK-së thotë se ata janë vënë në mbrojtje të popullatës civile.

Duke komentuar situatën e sotme të krijuar në Kumanovë, ai thotë se nga shkëmbimet e zjarrit kanë humbur jetën 3 civilë, dhe 4 policë. Ndërsa flet edhe për mbi 20 policë të plagosur.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski pritet të del me një raport zyrtar dhe të sqaroj për ndodhit e fundit në Kumanovë. Kotevski pritet të tregoj edhe numrin e të vrarve, plagosurve dhe të tregoj a ka të dorzuar nga ana e grupit të quajtur UÇK.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *