Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen tre persona për vrasjen në Merovë të Zhelinës (VIDEO)

Arrestohen tre persona për vrasjen në Merovë të Zhelinës (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – Fletë arresti është lëshuar edhe ndaj një personi tjetër, po ashtu nga Fshati Merovë, i cili për momentin për organet policore është i pakapshëm dhe ndodhet në arrati. Sektori i punëve të brendshme, për rastin në fjalë, padi penale ka lëshuar kundër gjithsej pesë personave për pjesëmarrje në përleshjen e djeshme me armë zjarri

Tre persona janë privuar nga liria nën dyshimin se kanë marrë pjesë në kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, njëri 23 dhe tjetri 25 vjeç që ndodhi në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës, si pasojë e mosmarrëveshjes mbi pronën e kopesë së dhenve. Personat e arrestuar janë Sh.A. 29 vjeç, G.A. 54 vjeç dhe Q.A., 21 vjeçar, njoftojnë nga sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës. Fletë arresti është lëshuar edhe ndaj një personi tjetër, po ashtu nga Fshati Merovë, i cili për momentin për organet policore është i pakapshëm dhe ndodhet në arrati. Sektori i punëve të brendshme, për rastin në fjalë, padi penale ka lëshuar kundër gjithsej pesë personave për pjesëmarrje në përleshjen e djeshme me armë zjarri, për pasojë të së cilës, përveç dy viktimave, mbetën të plagosur rëndë edhe dy të tjerë, ndërsa më lehtë i plagosur mbeti prindi i tashmë dy vëllezërve të ndjerë.

Gjithashtu lexo

Pollog: Gjoba ndaj 27 vozitësve – (VIDEO)

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë vazhdon me kontrollet e përforcuara në rajonin më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *