Home / Lajme / Rajon / Autopsia e të vrarëve po bëhet pa pritur dokumentet maqedonase për autopsinë

Autopsia e të vrarëve po bëhet pa pritur dokumentet maqedonase për autopsinë

24 maj-Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se deri tani ka përfunduar autopsia për 7 të vrarët

Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po vazhdon punën në procesin e autopsisë për 9 të vrarët në Kumanovë. Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se deri tani ka përfunduar autopsia për 7 të vrarët, raporton KTV.

Procesi për dy të tjerët po vazhdon sot pa pritur ardhjen e dokumenteve për autopsinë e parë nga Maqedonia.
Me kërkesë të familjes, siç konfirmohet nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, i pari që iu nënshtrua autopsisë ishte Beg Rizaj.
Gërxhaliu ka thënë se pas përfundimit të autopsisë rezultatet do ti dorëzohen prokurorisë.
Ndërkohë, organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vendosur që Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë.
Sot pasdite do të bëhet varrimi i Beg Rizajt në kompleksin memorial të Gllogjanit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *