Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e Kumanovës edhe sot larguan deputetët e BDI-së nga Lagja e Trimave (VIDEO)

Banorët e Kumanovës edhe sot larguan deputetët e BDI-së nga Lagja e Trimave (VIDEO)

Kumanovë, 12 Maj – Edhe sot popullata shqiptare në Kumanovë i ka larguar këta deputet nga Lagjja e Trimave.

“Historia përsëritet”, – thotë një fjalë popullore dhe pikërisht kjo ju ka ndodhur deputetëve të BDI-së, që si para 3 ditëve, ashtu edhe sot popullata shqiptare në Kumanovë i ka larguar këta deputet nga Lagjja e Trimave.

Dy deputetët e BDI-së së Ali Ahmeti nga zona e Kumanovës, Rexhail Ismaili, Mervan Xhemaili dhe Kaltrina Azizi, çaste më parë janë larguar nga popullata kumanovare, që u kanë thënë se ata janë të padëshiruar në Kumanovë dhe në Lagjen e Trimae, ku 3 ditë më parë ndodhi një kaos i vërtetë i armatosur.

Në këtë rast nuk kanë munguar as fyerjet ndaj deputetëve të BDI-së së Kumanovës duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *