Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Garantojmë proces transparent hetimor

BDI: Garantojmë proces transparent hetimor

Tetovë, 11 Maj – Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për proces transparent hetimor dhe gjyqësor për të përfshirët në përleshjet e 9 dhe 10 majit në qytetin e Kumanovës.

Kryesia Qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 11 maj 2015 në selinë e partisë në Tetovë ka diskutuar mbi ngjarjet në Kumanovë dhe situatën e sigurisë në vend.

Të gjitha organet e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë ndjekur prej së afërmi të gjitha zhvillimet në Kumanovë më 9 dhe 10 maj 2015 dhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejt me popullatën e Kumanovës dhe Likovës, me degët dhe këshillat vendor të BDIsë në këto dy komuna, me pushtetin lokal, legjislativ dhe ekzekutiv si dhe me institucionet përkatëse.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që ngjarjet në Kumanovë dhe Goshincë, por pa harruar edhe incidentet e tjera të sigurisë në muajt e fundit, nuk janë në vijë me orientimet tona strategjike dhe nuk paraqesin interes dhe përcaktim të kombit shqiptar në vend dhe rajon.

Bashkimi Demokratik për Integrim ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve në përleshjen e armatosur në Kumanovë dhe uron shërim sa më të shpejtë dhe të lehtë për të plagosurit.

Bashkimi Demokratik për Integrim garanton që institucionet e shtetit do të ndihmojnë banorët e Lagjës për dëmet materiale.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për proces transparent hetimor dhe gjyqësor për të përfshirët në përleshjet e 9 dhe 10 majit në qytetin e Kumanovës.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për një Maqedoni stabile dhe të sigurt. Jemi të përkushtuar, në bashkëpunim me SHBA, BE dhe NATO, që ta arrijmë barabarësi të plotë midis shqiptarëve dhe maqedonasve, të vijojmë zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit në germë dhe në frymë, të mirëmbajmë marrëdhënie të mira ndëretnike por edhe me fqinjët, të tejkalojmë kontestet që po mbajn peng procesin integrues EuroAtlantik në paqë e stabilitet si dhe të anëtarësohemi ditë më parë në Aleancën VeriAtlantike dhe të fillojmë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu falëminderon Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrat e OSBEsë dhe BEsë dhe NATOsë në Maqedoni bashkë me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Komisarin Hahn për komunikimin intenziv dhe kontributin në tejkalimin e krizës së sigurisë në Kumanovë.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mirënjohje për përcjelljen e përgjegjshme të ngjarjes nga ana e mediave.

Ftojmë të gjithë qytetarët në tërë vendin që të mos bien pre e dezinformacioneve të ndryshme që nuk e ndihmojnë qetësimin e situatës dhe informimin e drejt të opinionit.

Opinioni publik do të jetë i informuar drejtë dhe saktë me informata të konfirmuara për çdo situatë dhe për të gjitha zhvillimet në lidhje me situatën e sigurisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *