Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja nuk e braktis qeverinë (VIDEO)

BDI-ja nuk e braktis qeverinë (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – Bujar Osamani në press konferencë deklaroi që Bdi-ja nuk e ka ndërmend të dalë nga qeveria

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se BDI nuk do ta braktisë qeverinë aktuale por do të qëndroj për të tejkaluar krizën me të cilën ballafaqohet Maqedonia.

Ai këto komente i bëri për portalin plusinfo pas daljes nga qeveria të partisë maqedonase të Liljana Popovskës.

“Dalja e BDI-së prej Qeverie do të thotë destabilizim të mëtutujeshëm të shtetit, që është më në krizë, me çka krijohen mundësitë që dikush të kidnapojë krizën dhe të sjell agjendat e veta që janë në kundërshtim me interesat shtetërore.

Njerëzit reagojnë emocionalisht, por një parti serioze mendon racionalisht.
Ne nuk e shohim interesin tonë afatshkurtër, nuk duam të fitojmë poena politike, por mendojmë në mënyrën racionale, e jo emocionale për të ruajtur stabilitetin e shtetit dhe të gjejmë zgjidhje institucionale të krizës”, thekson Osmani. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *