Home / Lajme / Maqedoni / BDI mirëpret angazhimin e BE-së

BDI mirëpret angazhimin e BE-së

5 maj-Xhaferri dhe Grubi njohtuan bashkëbiseduesit mbi qëndrimet e BDI-së për ta tejkaluar krizën dhe kontributin konkret që BDI po e jep në mënyrë që të zgjidhet ky ngërç politik dhe ti hapet rrugë kthimit në agjendën prioritare për vendin, integrimin në NATO dhe BE.Pjesëmarrja konkstruktive e BDIsë në tejkalimin e krizës është parakusht për një zgjidhje të qëndrueshme të pranueshme nga të gjithë

Sot në Bruksel, në hapësirat e Parlamentit të Bashkimit Evropian, ZëvëndësKryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, dhe Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi, takuan deputetët Evropian Z. Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan në takime të ndara. Xhaferri dhe Grubi elaboruan mbi situatën aktuale në vend dhe pikëpamjet e Bashkimit Demokratik për Integrim rreth krizës që u nxit nga shpalosja e përgjimeve joligjore.Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret angazhimin e Euro Deputetëve për ta lehtësuar dialogun midis partive politike në Maqedoni sepse pikërisht ky veprim ishte një nga kërkesat fillestare të BDI-së bashkë me monitorimin e procesit gjyqësor nga ana e Brukselit.
Xhaferri dhe Grubi njohtuan bashkëbiseduesit mbi qëndrimet e BDI-së për ta tejkaluar krizën dhe kontributin konkret që BDI po e jep në mënyrë që të zgjidhet ky ngërç politik dhe ti hapet rrugë kthimit në agjendën prioritare për vendin, integrimin në NATO dhe BE.Pjesëmarrja konkstruktive e BDIsë në tejkalimin e krizës është parakusht për një zgjidhje të qëndrueshme të pranueshme nga të gjithë.Eurodeputetët përshëndetën rolin konstruktiv të Kryetarit Ahmeti dhe të BDI-së ndaj zhvillimeve sfiduese në Maqedoni dhe shprehën gatishmërinë për të vijuar me lehtësimin e dialogut politik duke e intenzivuar atë.Në Bruksel ekziston gatishmëri dhe mirëkuptim për përfshirjen edhe të BDIsë në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike dhe vlerësohet kontributi konkret i BDIsë për stabilitetin politik dhe për vendosjen e dialogut të mirëfilltë politik. Delegacioni i lartë i BDIsë do të vijon me takimet në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjërim si dhe në Shërbimin për Politikë të Jashtme të BE.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *