Home / Lajme / Maqedoni / BE së shpejti me emisarin e saj në Shkup

BE së shpejti me emisarin e saj në Shkup

27 maj-Në Konferencën e sotme të Shërbimit për Punë të Jashtme në Komisionin Evropian zëdhënësja, Maja Koçiançiq, nuk ka përjashtuar mundësinë se BE mund të dërgojë përfaqësues special në Maqedoni me mandat të caktuar për zgjidhjen e krizës politike, si dhe përforcimin e sigurisë për parandalimin e konflikteve të tjera pas asaj që ndodhi në Kumanovë.

Kriza politike në Maqedoni, sidomos pas rastit të Kumanovës, ka shtuar edhe më tej zërat se Bashkimi Evropian ka gjasa të dërgojë përfaqësues special për të ndihmuar tejkalimin e krizës.

Në Konferencën e sotme të Shërbimit për Punë të Jashtme në Komisionin Evropian zëdhënësja, Maja Koçiançiq, nuk ka përjashtuar mundësinë se BE mund të dërgojë përfaqësues special në Maqedoni me mandat të caktuar për zgjidhjen e krizës politike, si dhe përforcimin e sigurisë për parandalimin e konflikteve të tjera pas asaj që ndodhi në Kumanovë.

“Nuk mundem të konfirmoj asgjë në këtë fazë. Pozicioni i BE-së në raport me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë në përgjithësi është e paraqitur përmes përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, si lehtësues në dialog, si dhe pranisë së komisarit Hahn. Në atë drejtim pozicioni ynë mbetet i njëjti siç është theksuar më parë”- deklaroi zëdhënësja e përfaqësueses për politikë të jashtme dhe siguri të BE- së, Maja Koçiançiq.

Një ditë më parë, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, deklaroi se ndërmjetësuesit evropianë nuk kanë për detyrë të japin propozime për zgjidhje.

Rreth asaj duhet të merren vesh aktorët politik në Shkup dhe se një marrëveshje do të duhej të arrihet para fillimit të verës, me qëllim që Maqedonia të mos rrezikojë edhe më tej ftesën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *