Home / Lajme / Maqedoni / Bleona mbush 36 vite, i pëlqen jeta singel

Bleona mbush 36 vite, i pëlqen jeta singel

15 Maj – Bleona Qerreti thotë se ajo është më mirë singël se të jetë me dikë që nuk “e çan” për të, pavarësisht se tashmë ka mbushur 36 vjet.

Këngëtarja dje ka festuar ditëlindjen e saj dhe ka shfrytëzuar këtë ditë të veçantë për të postuar një mesazh në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

-Më janë dashur plot shtatë vite për të mësuar se më mirë është të jem vetëm se me dikë që nuk e çan… për ty. Rrethojeni veten me njerëz që ju shtyjnë të ecni përpara, ju sfidojnë, ju bëjnë të qeshni, ju bëjnë më të mirë, ju bëjnë të lumtur. Urime ditëlindjen vetes, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në një status të saj.

Kujtojmë se Bleona ka qenë e martuar për disa vite me biznesmenin Gani Bardha, por pas fillimit të karrierës në SHBA lidhja e tyre u prish dhe përfundoi me divorc gjatë vitit të kaluar.

Pas ndarjes nga Ganiu, ajo vazhdon të jetë singël, së paku në publik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *