Home / Lajme / Maqedoni / ‘Bomba’ e 30-të, detaje për vdekjen e gazetarit Mlladenov (VIDEO)

‘Bomba’ e 30-të, detaje për vdekjen e gazetarit Mlladenov (VIDEO)

Shkup, 07 Maj – “Ky diskutim tregon se si ata krenohen për vdekjen e Mlladenovit, dhe pyesin se kush është më radhë. Madje edhe diskutojnë edhe për dikë për ta pyetur Branko Gerovskin, a i ka gomat e fryra “, tha Zaev.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska me Ivo Kotevskin kanë biseduar për të fshehur një fakt se në makinën e gazetarit Nikolla Mlladenov ka pasur gjurmë të një makine tjetër.

“Kjo është edhe një arsye tjetër. Pse ky argument nuk është bërë publik. Këtë përgjigje duhet ta jep Jankullovska”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Gjithashtu Zaev prezantoi edhe një SMS komunikacion në mes ministres Jankullovska dhe kryeministrit Gruevski në të cilën shihet se edhe kryeministri ka qenë i njoftuar me informacionin kyç e cila është fshehur nga opinioni. Trupi i pajetë i Mlladenovit është gjetur 22 metra nga vetura e jo 7 metra larg veturës siç bëri të ditur MPB-ja, tha sot Zoran Zaev lideri i opozitës maqedonase në publikimin e bombës së 30-të. Në pjesën e pasme të veturës së Mlladenovit, tha Zaev ka pasur ngjyrë të kuqe dhe të zezë me madhësi prej 60 deri në 65 centimetra, duke hapur dyshime nëse vetura e tij është goditur nga pas.Ai tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe llogari fiskale të cilat i ka mohuar MPB-ja. Drejtësia do ti arrijë të gjithë, hetim të ri dhe të pavarur do të ketë për Mlladenovin tha Zaev.Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot premtoi se pas ndryshimit të qeverisë do të hapë një hetim të ri dhe të plotë për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov.Zaev theksoi se në bazë të procesverbalit të policisë, sepse ka katër fakte që kërkojnë një hetim të ri për vdekjen e Nikolla Mlladenov. Këtë që e prezantuam ne nuk po tentojmë të bëhemi organe hetuese, por këto tregojnë që hetimi duhet të përsëritet, kështu do të jetë edhe rasti me “Monstrën”, do të publikohen incizime të këtilla si ky me Mlladenovin edhe për vrasjen në Liqenin e Smilkovcit, deklaroi Zaev.

Liedri i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi sot në një konferencë për shtyp, të cilën ai tha se është në mes Gordana Jankullovska dhe Ivo Kotevski.

“Ky diskutim tregon se si ata krenohen për vdekjen e Mlladenovit, dhe pyesin se kush është më radhë. Madje edhe diskutojnë edhe për dikë për ta pyetur Branko Gerovskin, a i ka gomat e fryra “, tha Zaev. “Ivo, komunjarët e çmendur. Njeriu si njeri ka vdekur. Hajde, komunjar të mallkuar, “zëri i cili thotë Zaev është i Jankullovskës, kurse Kotevski përgjigjet se tani nuk mundet të jetë president Mlladenovi. Mesazhi fundit, thuhet në zërin për të cilën thotë Zaev është Kotevski, ishte i Gerovskit, edhe kështu duan ta kthejnë punën, dëgjohet në bisedën mes Kotevskit dhe Jankullovskës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *