Home / Lajme / Rajon / Borisov : Pres një zgjidhje të shpejtë të krizës politike në Maqedoni

Borisov : Pres një zgjidhje të shpejtë të krizës politike në Maqedoni

29 maj-Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij në Sofje u takua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Takimi u ndoq nga kreu i diplomacisë bullgare Daniel Mitov si dhe i dërguari i socialistëve bullgar, Janaki Stoilov.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Bullgari që në mënyrë të drejtpërdrejt ka informuar njerëzit e parë të vendit fqinj për të gjitha detajet e krizës në Maqedoni, si dhe mundësinë për zgjidhjen e të krizës. Zaev tha se qëllimi përfundimtar është që të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin miqësor midis dy vendeve, .

Sot kam pasur mundësi të mrekullueshme, në prani të Kryeministrit, Zëvendës Kryetarit të Partisë Socialiste Bullgare dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, për mua është takim i denjë, për të informuar Republikën e Bullgarisë si një mik të madh të Maqedonisë, dhe për mënyrat e zgjidhjes së krizës, mundësitë për tu përpjekur, në mënyrë paqësore dhe jo të dhunshme për zgjidhjen e krizës, por gjithashtu e falenderoj edhe përfaqësuesit e Republikës së Bullgarisë, duke përfshirë kryeministrin Borisov dhe gjithë aktorët në institucionet europiane, të cilat janë duke bërë çdo përpjekje, përmes dialogut të gjejnë një zgjidhje për problemet në Maqedoni, tha Zaev.

Ai para zyrtarëve bullgarë tha, se vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe përmes përvojës së Bullgarisë në BE, përmes institucioneve evropiane, Maqedonia është duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje për krizë.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij në Sofje u takua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Takimi u ndoq nga kreu i diplomacisë bullgare Daniel Mitov si dhe i dërguari i socialistëve bullgar, Janaki Stoilov.

Vendi jonë është në BE dhe NATO dhe jemi duke bërë që në një mënyrë paqësore dhe jo të dhunshme për të kapërcyer krizën në Maqedoni që ka të bëjë edhe me të gjithë rajonin. Ne kemi informuar miqtë tanë nga Bullgaria për krizën politike – tha Zaev në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit me nikoqirët e tyre, transmeton.

Bullgaria, siç vuri në dukje kryeministri Borisov, mbështet Maqedoninë në BE dhe NATO, dhe siç tha ai, presim një zgjidhje të shpejtë të krizës në mënyrë demokratike dhe në përputhje me normat evropiane.

Borisov shpjegoi se Bullgaria është kundër synimeve drejt federalizimit të Maqedonisë.

Ne nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të Maqedonisë, por sigurisht jo tani sepse atje tani ka një krizë politike. Ne po flasim për një shtet fqinj dhe kombin që është më e afërt me Bullgarinë. Këtu janë përfaqësues të opozitës bullgare për të treguar se Bullgaria është e ndarë në të majtë dhe të djathtë, kur bëhet fjalë për çështje të tilla – tha Borisov pas takimit.

Lideri i LSDM-Zaev në përgjigjet për gazetarët i pyetur në lidhje me situatën aktuale në Maqedoni. Përgjigjet mund të shihni në video në vijim

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *