Home / Lajme / Maqedoni / Çfar thotë vëllau Mirsad Ndrecajt për Riza Junuzin (VIDEO)

Çfar thotë vëllau Mirsad Ndrecajt për Riza Junuzin (VIDEO)

22 Maj – Riza Junuzi nga qyteti i Kumanovës akuzohet nga “shokët” e tij se është personi që ka “tradhtuar” luftarët shqiptarë në konfliktin e Kumanovës.

Kështu Arlind Gashi nga Rogova e Hasit (Kosovë) në profilin e tij në facebook ka publikuar një tekst ku e akuzon Riza Junuzin se i ka tradhtuar “Luanat e Shqiptarisë”.
“Riza Junuzi , edhe në zjarr do hyja për ty , ashtu siq tu pata betuar. Riza Junuzi , dil përballë e tregona se si u tradhtuan kta luana ne Kumanovë. Riza Junuzi , spaku unë dhe shokët tanë e meritojmë një arsyetim nga ti se si erdhi kjo tradheti , e meritojmë një shpjegimë , ende spo dojmë me besu qe ti tradhtove Luanat e Shqiptaris , spo dojmë të besojmë qe ti tradhtove djemt e Idealit .”, shkruan në mes tjerash Arlind Gashi.

Kurse mbrëmë në emisionin Jeta në Kosovës, vëllau i Mirsad Ndrecajt, Ylber Ndrecaj gjithashtu ka ngritur dyshime për rolin e Riza Jonuzit në konfliktin e Kumanovës. Ndërkohë, në njërën nga sekuencat e bisedës në emisionin “Jeta në Kosovë”, Ylber Ndrecaj vëllai i Mirsad Ndrecajt dhe Shpejtim Zymberi, vëllai i Xhafer Zymberit, ngrenë dyshimet për fatine Mirsadit dhe Xhaferit, të cilët tanimë numërohen në mesin e viktimave në Kumanovë.
“I ka thirr dikush, më pas janë tradhtuar, i ka prit dikush dhe kanë shkuar atje…”, ka thënë vëllai i Mirsadit, Ylber Ndrecaj.

A ke ni naj herë për Riza Jonuzin?
“Me Rizain, Mirsadi ka qenë shok, ai i ka përkrahur në luftë, është mbajtur nja 4 vjet në burg dhe është kthyer prapë në Maqedoni. Flitet se kanë qenë në shtëpi të Rizait, ai ka thënë se nuk ka shtëpi por ai i ka çuar në ato shtëpi dhe tani nuk figuron askund, si me e lëshu toka…”, ka thënë Ylber Ndrecaj.
“Me siguri kanë ikur me familje nga shtëpia, ose prej pushtetit kanë pasur problem ose prej tutës se ka bërë ndonjë gabim”, ka thënë Ndrecaj.

“Një dëshmitar që ka qenë atyka ikur nga vendi i ngjarjes, ka thënë se i ka parë të plagosur dhe i ka kapur policia maqedonase.Është fjala për dëshmitarin Sulejman Osmanin”, ka thënë nga ana tjetër Shpejtim Zymberi, derisa ka shtuar se për Sulejmanin dhe Riza Jonuzin vetëm i ka dëgjuar si emra, por nuk i njeh.
Ai shfaq dilema se si ka arritur t’ju ik policëve Sulejman Osmani duke qenë i prangosur me çka i bashkangjitet dilemave në opinion se ky është njëri nga bashkëpunëtorët e policisë.
Se çfar thote Ylber Ndrecaj për Riza Jonuzin shikoni ne videon në vazhdim prej minutës 16:30- 23:00.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *