Home / Lajme / Maqedoni / Cilat janë opsionet e zgjidhes së krizës politike në Maqedoni

Cilat janë opsionet e zgjidhes së krizës politike në Maqedoni

30 Maj – Një qeveri kalimtare e përbërë nga katër partitë kryesore politike pritet të jetë hapi i parë për zgjidhjen e krizës në Maqedoni.

Portale dhe media të ndryshme deri tani kanë kalkuluar me formula të ndryshme se cila do të jetë qeverisja kalimtare, një qeveri e zgjeruar nga të gjitha partitë, apo edhe qeveri e formatit tjetër. Burime partiake të partive shqiptare theksojnë për INA se në asnjë variant nuk do të përkrahin qeveri teknike e përbërë nga ekspertë apo personalitete jopolitike.

Një përfaqësues i partive parlamentare shqiptare thekson për INA se zgjidhja është tek koalicioni i gjërë me propozimin që kryeministri të vij nga partia më e madhe, në këtë rast VMRO-DPMNE dhe se ndër opsionet është që mandatar të jetë një personalitet i papërfshirë në përgjimet masive dhe në afera korruptive.

“Opsioni është kryeministri nga VMRO-DPMNE, por një figurë që nuk është përfshirë në përgjime. Por janë edhe opsione të tjera që kryeministri të jetë një figurë jopartiake, ndërsa poste ministrore të ndahen mes partive kryesore politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH”, theksoi përfaqësuesi shqiptar për agjencinë e lajmeve INA.

Por se kush do të jetë mandatari për kryeministër në rast se kjo formulë gjen përkrahje, portalet maqedonase kanë kalkuluar me emra të ndryshëm. Portali “Lokalno” ka shkruar se Nikola Todorov, ministri aktual i shëndetësisë mund të jetë mandatar nga VMRO-DPMNE, ndërsa disa zëra nuk përjashtojnë edhe ministrin aktual të mbrojtjes Zoran Jolevski, i cili vlen si një figurë e respektuar edhe tek ndërkombëtarët dhe i cili para një viti erdhi në Maqedoni nga detyra e ambasadorit në Uashington, duke pranuar postin e ministrit të mbrojtjes. Por, një emër tjetër që kalkulohet është edhe ministri aktual i Punëve të jashtme, Nikola Popovski. Në kuadrin e qeverisjes së re, ministri i MPB-së pritet t`i takojë opozitës maqedonase, ose të emërohet një figurë apartiake profesionale.

Në qeverisjen e re nuk do të përfshiheshin asnjë nga liderët e partive politike aktuale.

Qeverisja kalimtare do të miratonte pakon e ndryshimeve dhe kërkesave që janë pjesë e agjendës së opozitës maqedonase, por edhe kërkesave të paralajmëruara nga dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH, që kanë të bëjnë me avancimin dhe përcaktimin e çështjeve të shqiptarëve.

Por sa do të arrihen këto do të varet nga rrjedha e negociatave dhe se kërkesat e shqiptarëve a do të ngelet për në qeverisjen e ardhshme, e cila do të dal pas zgjedhjeve të reja që do të organizohen nga qeveria kalimtare. (R.Kadriu/INA)

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *