Home / Lajme / Maqedoni / Deklarata e radhës e UÇK-së nga Gostivari: Tradhtia na vrau 10 luftëtarë

Deklarata e radhës e UÇK-së nga Gostivari: Tradhtia na vrau 10 luftëtarë

26 maj- Tradhtia na vrau 10 luftëtarë dhe ka burgosur dhjetëra të tjerë, të cilët vazhdojnë të torturohem egërsish në burgjet sllavomaqedone. Këtë nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta falim kurrë. Ne kemi besim që populli shqiptar në IRMJ do të dijë të kërkojë të drejtat e tij, duke e flakur tej me zëmërim këtë klasë politike bandite, të shitur dhe tradhëtare.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se drejtësia do të ndëshkojë rëndë tradhtinë mbi ngjarjen e rëndë në Kumanovë, bandën e Ali Ahmetit, Mendu Thaçit dhe disa politikanëve në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar Nikolla Gruevski, Sasha Mihajllkovi dhe Gorgana Jankullocska, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit.

UÇK thotë se analizuan gjithçka që ndodhi dhe se tradhtia vrau 10 luftëtarë dhe ka burgosur dhjetëra të tjerë, të cilët vazhdojnë të torturohem egërsish në burgjet sllavomaqedone.

“Këtë nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta falim kurrë”, thuhet në deklaratë.

DEKLATARE NR. 4

Motra dhe vëllëzër shqiptarë. Sot është një ditë hidhërimi, duke përcjellë në varrezat e Dëshmorëve djemtë më të mirë të kombit, që dhanë jetën në betejën e Kumanovës kundër armiqve tanë sllavo maqedon. Ata dhanë jetën për një çështje shumë të madhe, në rrugën e amanetit të dëshmorëve të UÇK. Dy ditë më përpara, populli i Dukagjinit dhe Kosovës përcolli me nderime ushtarake dëshmorin e Kombit Geg Rizaj. Lavdi të përjetëshme dëshmorëve Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. Këta djem të mirë të kombit e bënë detyrën ndaj amanetit, ne jemi në rrugën e tyre për liri dhe bashkim kombëtar. Nga kjo që kemi pësuar kemi nxjerre e do të nxjerrim mësime për rrugën tonë në të ardhmen. Nuk do të ndalemi dhe nuk do ti lëshojmë armët deri sa të bindemi se në të gjitha trojet shqiptare do të valvitet vetëm flamuri ynë kombëtar. Ne do të forcojmë më shumë organizimin tonë ushtarak dhe politik. Objektivat tona i kemi të dijshme. Analizuam gjithçka që ndodhi dhe informojmë opinionin shqiptar kudo që është se, drejtësia do të ndëshkojë rëndë tradhtinë mbi ngjarjen e rëndë në Kumanovë, bandën e Ali Ahmetit, Mendu Thacit dhe disa politikanëve në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar Nikolla Gruevski, Sasha Mihajllkovi dhe Gorgana Jankullocska, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit, duke shfaqur fytyrën e vërtetë kriminale të pushtete policor fashist në Shkup. Tradhtia na vrau 10 luftëtarë dhe ka burgosur dhjetëra të tjerë, të cilët vazhdojnë të torturohem egërsish në burgjet sllavomaqedone. Këtë nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta falim kurrë. Ne kemi besim që populli shqiptar në IRMJ do të dijë të kërkojë të drejtat e tij, duke e flakur tej me zëmërim këtë klasë politike bandite, të shitur dhe tradhëtare. Dënojmë me përbuzje të gjitha manovrat politike që po bëhen për të mbuluar gjurmët e krimit dhe të tradhëtisë, për të ruajtur një pushtet gjakatar në IRMJ. Radhët tona nuk cahen përballë shpifjeve dhe tendencave për të hedhur faje mbi dëshmorët, luftëtarët dhe djemtë e fortë të Shqipërisë. Rrugës për zbulimin e tradhëtisë do ti shkojmë deri në fund dhe do të ndëshkojmë rëndë tradhëtarët. I bëjmë me dije klasës politike shqiptare se ajo sot është e akuzuar rëndë nga ne dhe nga populli, ajo është përgjegjëse për këtë situatë të rëndë që kanë vëllëzërit tanë kudo në tokat shqiptare. Ajo duhet të largohet meniherë rruga e bashkëpunimit dhe e tradhëtisë ku është bërë njësh me vrasësit dhe kriminelët, ndryshe do të përgjigjet para drejtësisë së popullit. Sqarojmë opinionin shqiptar që nga burimet tona të informimit cdo komunikatë apo njoftim që del jashtë kësaj renditje të komunikatave në mër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke vënë poshte cdo emër, janë të rrejëshme dhe të pa besueshme. Ne komunikojmë me popullin tonë vetëm nën këtë emër. Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën në rrugën e vështirë të bashkimit kombëtar. Rroftë kombi shqiptar. Zëdhënsi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *