Home / Lajme / Maqedoni / Delegacion i Asociacionit turk të engjëjve të biznesit në Maqedoni

Delegacion i Asociacionit turk të engjëjve të biznesit në Maqedoni

29 maj-Sipas agjendës, sot në Shkup, ndërsa nesër në Tetovë do të mund të prezantohen kompanitë që kërkojnë investim. Janë paraparë panele të veçanta për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për sipërmarrësit si dhe për investitorët vendas potencialë engjëll të biznesit.

Një delegacion i Shoqatës Turke të Engjëjve të Biznesit (TVAA) sot dhe nesër do të qëndrojë në Maqedoni në kuadër të iniciativës „Meeting the Investors and Enterpreneurs 2015″ për përzgjedhjen e inovacioneve, kompanive inovatore dhe sipërmarrësve.

Bëhet fjalë për ngjarje rajonale me të cilën shënohet fillim i iniciativës, i cili do të zgjatë prej më 24 maj deri më 24 dhjetor 2015 me ç’rast do të mbahen disa prezantime dhe përzgjedhje të inovacioneve, të kompanive inovative dhe sipërmarrësve dhe ata më të mirët do të shkojnë në Stamboll në vjeshtë të këtij viti.

Sipas agjendës, sot në Shkup, ndërsa nesër në Tetovë do të mund të prezantohen kompanitë që kërkojnë investim. Janë paraparë panele të veçanta për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për sipërmarrësit si dhe për investitorët vendas potencialë engjëll të biznesit.

TVAA vjen në Maqedoni në organizim të rrjetit të engjëjve të biznesit të Maqedonisëdhe qendrës Emkice si anëtare, si dhe në bashkëorganizimin e qendrës rajonale të Pollogut, komuna e Tetovës dhe Gazi Babës, Lidhja e Odave Tregtare dhe Oda e Maqedonisë Veriperëndimore dhe rrjeti Kosme, me ndihmën e Ambasadës së Turqisë.

Shoqata turke e engjëjve të biznesit konsiderohen si një nga shoqatat më të fortë të engjëjve të biznesit në Evropë. Përfaqësojnë 70 për qind nga 12 rrjete të regjistruara zyrtare të engjëjve të biznesit në Turqi, tetë prej të cilëve janë anëtarë. TVAA në vit investon rreth 400 milionë dollarë në start ap, kompani të vogla dhe të mesme në Turqi dhe luan një rol kyç në zhvillimin e inovacionit dhe të punësimit të të rinjve në tërë vendin

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *